Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku një 58 vjeçare me origjinë shqiptare i ka vënë zjarrin vetes në ambientet e gjykatës. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Gruaja tha se ishte përballur me padrejtësi në gjykatë për më shumë se 10 vjet, prandaj mëngjesin e sotëm, arriti në katin e parë të ndërtesës, ku filloi të bërtiste me dëshpërim.

“Në Itali ligji nuk funksionon, kjo është e mjaftueshme, nuk mund të vazhdoj më kështu”-ka thënë midis të tjerash gruaja.

Pas nxjerrjes së një çakmaku nga çanta, shqiptarja i vu flakën xhaketës së saj me një material sintetik, e cila u përfshi menjëherë nga zjarri.

I pari që i dha ndihmë ishte avokati i gjykatës, i cili ishte në afërsi të saj.

“Dëgjova një grua duke bërtitur dhe nxitova për të parë çfarë po ndodhte. Para meje ishte zonja që bërtiste se ishte viktimë e padrejtësisë”- tha avokati.

Një ambulancë shkoi në vendngjarje, duke ndihmuar gruan, e cila pësoi djegie të shkallës së parë në pjesën e sipërme të trupit.

58-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin Infermi në Rimini jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel