Brexit/ May gati të kërkojë shtyrjen e procesit

02/04/2019 20:01

Theresa May ka pranuar se Brexit do të duhej të vonohet më tej sonte, ndërsa ajo ofroi bisedime me Jeremy Corbyn mbi një plan të ri të përbashkët për marrëdhëniet finale MB-BE.

Pas një mbledhjeje maratonë të kabinetit, prej shtatë-orësh, zonja May tha se marrëveshja aktuale e “divorcit” nuk mund të ndryshohej, por premtoi të rinegociohej një marrëveshje e re politike me BE-në mbi atë se si mund të duket lidhja e ardhshme.

Kryeministrja britanike tha se nëse marrëveshja me Z. Corbyn nuk do të bëhet, atëherë vendimi do të kalojë në Parlament dhe premtoi në mënyrë thelbësore që do ndiqte urdhrat e deputetëve.

Ndërkohë bisedimet me z. Corbyn janë bërë më parë dhe kanë dështuar.

Marrëveshja aktuale e zonjës May – e cila përfshin marrëveshjen e divorcit dhe marrëveshjen e tanishme politike mbi marrëdhënien e fundit MB-BE – duket të jetë e vdekur.

Për të marrë një marrëveshje të re ndërpartiake znj. May do të duhet të bëjë lëshime të mëdha në vijat e saj të kuqe.

Top Channel