Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se dy partitë opozitare, PD dhe LSI do të merrnin një shuplakë tjetër nëse do të hapeshin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pasi sipas tij ato nuk e duan këtë gjë.

Balla thotë se PD dhe LSI kanë sot vetëm dy qëllime.

“Ne nuk kemi kohë për të humbur, shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur. 30 qershori është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar modelin se ku duhet të ecin qytetet edhe bashkitë.

PD dhe LSI kanë sot vetëm 2 qëllime. Qëllimi i parë është pengimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi, edhe dorëzimi i mandateve ishte për të penguar vijimin e mëtejshëm të një reforme që është historike për shqiptarët.

Dhe e dyta, është pikërisht përpjekja për të penguar hapjen e negociatave në qershor. Gjithë kjo përpjekje e tyre po bëhet për të nxirë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve anëtare të BE.

Nuk ka asnjë shqiptar sot që nuk e besoj që PD dhe LSI me hapjen e negociatave do të merrte një shuplakë tjetër dhe kjo është përpjekja e tyre e fundit për të penguar procesin historik, hapjen e negociatave. Kryetari Rama ka qenë gjithmonë i gatshëm për dialog me opozitën por pa shkelur në kurriz të Kushtetutës”- tha Balla në një intervistë për “Ertv”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA