Ndërtimi i markatës së re të Korçës shihet me skepticizëm nga tregtarët, të cilët pavarësisht kushteve dhe standardeve të tregtimit, thonë se nuk mund të përballojnë qiranë.

Tregtarët, që shesin tani në treg të hapur dhe jashtë çdo kushti të domosdoshëm higjienosanitar për tregtimin e produkteve ushqimore, thonë se do të kenë vështirësi për të përballuar kostot e reja.

Ndërkohë që fuqia blerëse, sipas tyre sa vjen e zvogëlohet, qiraja që do t’iu duhet të paguajnë te “Markata e Shijes” është një kosto e shtuar për ta. Ata kërkojnë uljen e qirasë.

“Markata e Shijes” në Korçë do t’i japë zgjidhje tregtimit jashtë kushteve higjienosanitare të produkteve ushqimore, ndërsa brenda saj ndodhen mbi 200 njësi shitjeje.

Top Channel