Korçë, rëndohet situata nga fruthi. 11 të prekur

01/04/2019 16:19

11 persona me fruth janë duke u mjekuar në spitalin rajonal të Korçës.

Pacientët janë shtruar në pavionin infektiv të këtij spitali, ku ekipi mjekësor është duke i ndjekur me kujdes të veçantë të gjitha rastet.

Pacientët i përkasin datëlindjeve ’80 – ’90, të cilat janë edhe moshat që nuk e kanë kryer vaksinimin e efektiv ndaj kësaj sëmundjeje, ndërkohë që dy foshnja mën 1 vjeç të prekura nga fruthi janë nisur drejt Tiranës për kujdes të specializuar.

Specialistët pohojnë se rastet janë shtuar, ndërsa apelojnë për ribërje të vaksinës.

Dy ditë me parë, një nxënës dhe roja i shkollës “Themistokli Gërmenji” në Korçë u prekën nga fruthi, ndërsa bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e nxënëses së shkollës dhe e rojes së kësaj shkolle është e përmirësuar dhe se nuk ka vend për panik.

Disa ditë më parë, ekipet shëndetësore kryen vaksinimin masiv të nxënësve dhe personave që kishin pasur kontakt me nxënësen e rojen e gjimnazit, në mënyrë që të evitonin përhapjen e sëmundjes së fruthit.

Top Channel