Papa Françesku është ndalur në Marok, në atë që përbën udhëtimin e tij më të fundit në një vend të dominuar nga myslimanët.

Ati i Shenjtë u takua me emigrantë, me udhëheqësit myslimanë, e më pas mbajti edhe një meshë për komunitetin e vogël të katolikëve romanë të vendit.

Mesha u mbajt në një qendër sportive në kryeqytetin maroken, Rabat, këtë të dielë, aty ku besimtarë tejet të gëzuar u dyndën drejt ceremonisë.

Duke folur nga katedralja e Rabatit, Papa paralajmëroi katolikët të mos përpiqen të detyrojnë njerëzit të konvertohen në besimin e tyre fetar, duke u shprehu se kjo gjë “çon gjithmonë në një udhë pa krye”.

“Ju lutem, jepuni fund përpjekjeve për konvertim”, tha ai para një audience të gjerë.

NJë ditë më parë, Papa u takua me emigrantë të shumtë, kur vizitoi një qendër të drejtuar nga organizata humanitare katolike e Karitasit.

“Çështja e emigrantëve nuk do të zgjidhet kurrë duke ngritur barriera”, tha ai në një fjalim të mëhershëm. Ati i Shenjtë u ftua për një vizitë në Marok nga Mbreti Mohammed VI.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA