Gjykata e Tiranës përfundoi seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për 7 protestuesit e opozitës, arrestuar dy ditë më parë.

Gjatë seancës, prokurori kërkoi për 5 protestues “Arrest në burg” dhe dy protestues, “Detyrim paraqitje”. Mirëpo, avokatët e konsideruan arrestimin të paligjshëm dhe kërkuan një masë sigurie më të butë.

Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi detyrim paraqitje për Olsi Kasemin, Luis Buzherin, Maringlen Meçjan, Gjok Drezhajn, Aleksander Prengën, Agim Sallakun dhe Shefqet Sefajn.

Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA