Ndërsa fansat mezi presin episodet e fundit të “Game of Thrones”, “HBO”-ja pritet t’u bëjë dhuratë një speciale. Dokumentari “The Last Watch” do të tregojë për zhvillimin e sezonit 8, një “bonos” për adhuruesit e këtij prodhimi, që do të transmetohet më 26 maj.

Sipas “Entertainment Weekly”, xhirimet e sezonit përmbyllës kanë qenë gjithçka veçse jo banale. Një ndër regjisorët, Miguel Sapochnik, deklaroi se beteja e Dimrit të Fundit do të ketë sekuencën më të gjatë të betejave që është xhiruar ndonjëherë dhe do të ketë numrin më të madh të personazheve kryesorë që nga fillimet e tyre.

Ambiciet e finales të mbledhura në tregimin e eksperiencave më të tmerrshme të jetuara nga aktorët gjatë xhirimeve mund ta bëjnë dokumentarin një event special për adhuruesit e Westeros.

“Game of Thrones: The Last Watch” iu besua Jeanie Finlay, regjisori që në karrierën e tij numëron dokumentarë si “Seahorse”, “Orion: The Man Who Would Be King” dhe “Pantomime”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA