Dy vëllezër janë ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Zooteknike”, teksa po dilnin nga banesa e tyre.
Nga raportimet e para mësohet se viktimat janë vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por mësohet se dy vëllezërit janë qëlluar në hyrje të banesës.
Po në afërsi të vendngjarjes është gjetur një makinë të cilës i është vënë flaka, por mbërritja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që mjeti të mos digjet i tëri.
Dyshohet se pikërisht ky mjet është përdorur nga ekzekutorët e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilalit mëngjesin e së shtunës në Shkodër, e më pas mendohet se i kanë vënë flakën makinës tip Benz, për të zhdukur gjurmët.
“Në përditësim”
Top Channel