Kubrat Pulev është pezulluar nga Komisioni Shtetëror i Atletikës së Kalifornisë (CSAC) për puthjen me forcë të gazetares në buzë. Fituesi i garës për peshat e rënda, pas ndeshjes u mor në intervistë nga gazetarja Jennifer Ravalo.
Gjatë këtyre momenteve, ai nuk i përgjigjet pyetjes së gazetares por spontanisht e puth në buzë, duke shkaktuar shumë kritika. Mjaft prej fansave e quajtën këtë akt si ngacmim seksual dhe poshtërues.
CSAC e ka përshkruar incidentin si “të neveritshëm” dhe gazetarja ka ndërmarrë veprime ligjore kundër boksierit. Avokati Gloria Allred tha se veprimet e tij ishin “të padëshirueshme dhe të paligjshme”.
Një deklaratë e CSAC-së thotë: “Para se të licencohet për të luftuar përsëri në Kaliforni, boksieri Kubrat Pulev duhet të paraqitet para komisionit dhe të demonstrojë se do të jetë në përputhje me parimet e respektit”.
Ravalo tha në deklaratën e saj:-“Gjatë intervistës ai më rrëmbeu fytyrën dhe më puthi. Unë u trondita dhe u zmbrapsa. Nuk dija t’i përgjigjesha. Më pas, shkova në tavolinë për të marrë sendet e mia. Ai më kapi të pasmet me të dyja duart dhe pastaj u largua pa thënë asgjë.
Kjo më vuri në siklet dhe u ndjeva e frustruar që Kubrat Pulev do të më trajtojë në një mënyrë kaq joprofesionale. Unë nuk e inkurajova apo nuk pranova që zoti Pulev të kapte fytyrën time, të më puthte ose të më kapte. Unë isha aty për të mbuluar ndeshjen e boksit si një anëtare profesionale e shtypit”.
Top Channel