Prej mëse një ,muaji ekipi kombëtar i peshëngritjes është grumbulluar për kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjeorgji nga data 6 prill. Në qendrën e grumbullimit në Tiranë, sportistët stërviten me orare të ndryshme për të plotësuar edhe programe individuale.
Erkand Qerimaj pas paraqitjes shumë të mirë në Kupën e Shqipërisë, ku u cilësua edhe sportisti më i mirë i aktivitetit duket se po kalon një moment pozitiv të karrierës.
Ndërkohë larg kryeqytetit në fshatin Shtërmen stërviten dy sportistë të tjerë të kombëtares së peshëngritjes, kampioni i Europës në fuqi Briken Çalja dhe sportisti nga Elbasani Endri Karina, një zgjedhje kjo për të qenë disi larg zhurmës dhe vëmendjes së kryeqytetit.
Endri Karina rikthehet pas më se dy vitesh mungesë pas një dëmtimi që ka kaluar në gju. Paraqitja e tij e mirë në aktivitetet e fundit vendase e ka bërë gjithashtu optimist për sfidën e Gjeorgjisë.
Ekipi kombëtarë i peshëngritjes do të jetë i përbërë nga 5 sportistë, Erkand Qerimaj, Daniel Godalli, Briken Çalja, Endri Karina dhe Krenar Shorja, ndërkohë që nuk do të ketë asnjë peshëngritëse femër për këtë përfaqësi.
Top Channel