Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një aksident është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin Librazhd-Prrenjas, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se shoferi i një makine ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
“Në aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në fshatin Pishkash, shtetasi H.P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë aksidentuar dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Prrenjasit, jashtë rreziku për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Top Channel