SPAK s’ka ku mban kriptomonedhat që iu sekuestruan krimit të organizuar, kërkohen ndryshime në ligj për portofolet digjitale Një banesë është shkrumbuar në fshatin Vreshtas ndërsa disa të tjera janë dëmtuar.
Ngjarja u regjistrua pasditen e së premtes ndërsa zjarri nisi nga oxhaku i banesës duke përfshirë të gjithë ndërtesën dhe disa banesa të tjera ngjitur me të.
Ne momentin e ngjarjes në shtëpinë e përfshirë nga flakët ndodheshin çifti i bashkëshortëve Breim dhe Alketa Agolli, por pavarësisht përpjekjeve të tyre ata nuk kane mundur të shuajnë zjarrin.
Edhe pse fatmirësisht familja dhe fëmijët kanë shpëtuar pa u dëmtuar, ata përballeshin me kushte të vështira ekonomike çka e ka rënduar edhe më tej situatën.
Për disa orë fotot zjarrfikës kanë punuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të neutralizuar zjarrin.
Top Channel