Rama lobon për Kosovën: Anëtarësimi në NATO, i rëndësishëm
29/03/2019 12:19
Kryeministri Rama në këtë 10 vjetor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk ka harruar që të lobojë për Kosovën.
Ai tha se Shqipëria beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri për të gjithë familjen euro-atlantike
“Duhet që Kosova të bëhet pjesë e integruar e Aleancës Antlantike. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri, jo vetëm për Kosovën e Ballkanin, por për të gjithë familjen euro-atlantike. Është një vizion strategjik përfshirja e Kosovës në NATO dhe një vlerë e shtuar”, ishte apeli që shefi i qeverisë Shqiptare bëri për Kosovën.
Top Channel