Në ceremoninë e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Rama tha se tashmë situata në rajon ka ndryshuar dhe se vendet nuk janë më armiq të njëri-tjetrit, por janë bashku kundër armiqve të rinj.          

“Sot nuk jemi armiqtë e njëri-tjetrit, por jemi së bashku kundër armiqve të rinj. Ekstremizmi i dhunshëm, pavarësisht të kapitullimit të ISIS-it, nuk është mposhtur. Doktrina fanatike nuk do të shfaroset vetëm me forcën e armëve, por me forcën e mendjes dhe shembullit që mëshiron kjo aleancë e madhe. Nacionalizmi në rritje, kriza e refugjatëve sirianë, apo emigrantëve në Mesdhe dhe lufta kibernetikë që po merr përmasa të rrezikshme, janë masa që kanë nevojë për një përgjigje të përbashkët, ku secili ka vendin dhe rolin  e vet”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri u ndal edhe te doktrinat agresive të disa vendeve, duke evidentuar aneksimin e Krimesë nga Rusia, si një shpërfillje e hapur të ligjeve ndërkombëtare.

“NATO duhet të përballet edhe me doktrina agresiv, faktorësh të tretë; me ushtri në rritje dhe shpërfillje hapur të ligjeve ndërkombëtare.  Aneksimi i Krimesë, është vetëm  një nga dëshmitë aktuale të kësaj dukurie. Ndihemi mirë sot që integrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit, duke çuar drejt mbushjes së një vakumi të krijuar pas ndryshimeve tektonike që pësoi Gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë”, tha Rama.

Kujtojmë që së fundmi nuk kanë qenë të pakta edhe pretendimet se Rusia po tenton të shtojë ndikimin e saj në rajon.

FOTO GALERI
22/34

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA