Policia arreston autorin plagosjes së pasdites së djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Taulantët”, ku u plagos me mjet prerës një 21-vjeçar.

Burimet zyrtare të policisë thonë së  shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan shtetasin F. K., 17 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas pasditen e djeshme në rrugën “Taulantët” , për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin O. M., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Tiranë në ngarkim të shtetasit F. K., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA