Në Llogora, ndodhet një vend i quajtur qafa e Çezarit. Në këtë zonë në vitin 48 para Krishtit, ushtria romake e Jul Çezarit ka ngritur kampin e saj ndërsa përgatitej për të goditur ushtrinë rivale të Pompeit me të cilin u ndesh disa herë në tokën e Ilire.
Në gjurmët e Çezarit kanë ardhur turistë norvegjezë të cilët duket se e njohin shumë më mirë historinë e tokave shqiptare se sa drejtuesit e turizmit në Shqipëri, të cilët nuk e marketojnë aspak në funksion të zhvillimit të turizmit.
Tashmë Llogoraja si dhe vendet historike që kjo zonë ofron po tërheq përditë shumë turistë. Sot turistet ishin nga Norvegjia kryesisht të moshuar, që nuk ndjejnë lodhje nga rruga malore që të con në Qafën e Çezarit.
Hera e parë që ata vizitojnë Vlorën dhe Llogaran dhe ndihen të mrekulluar .
Për Top Channel turistët norvegjezë janë shprehur se: “Populli shqiptar është shume mikpritës dhe natyra shqiptare shumë e bukur. Ushqimi gjithashtu është bio, dhe dikush nga turistët u shpreh se natyra është shumë e bukur, por duhet të keni kujdes me menaxhimin e mbeturinave”
Sezoni i turizmit në Vlorë ka nisur ende pa u hapur zyrtarisht nga bashkia. Në Vlorë çdo ditë vijnë vendas dhe të huaj të cilët duan te shijojnë natyrën, të shuajnë kuriozitetin dhe të njohin historinë e vendit tonë.
Top Channel