Shqipëria tashmë ka 10 vjet që është anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sot pritet të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të ndryshme, që janë pjesë e kësaj organizate.

Në kryeqytetin shqiptar do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore.

Aty janë ftuar të marrin pjesë: ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.

FOTO GALERI
2/34

Top Channel