Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, doganierët kanë kapur përafërsisht 350 kg marijuanë.

Gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Shqipërisë, drejtuar nga një shtetas shqiptar me iniciale F.B. (62), doganierët gjetën sasinë e madhe të drogës.

Kamioni i cili mbante 130 paleta të posaçme për transportin e luleve, u përzgjodh për inspektim të detajuar, duke gjetur brenda tyre sasinë prej 350 kilogramë marijuanë.

Ndërkohë, mediat në Maqedoni shkruajnë se kamioni kishte hyrë nga Shqipëria dhe synonte tregun evropian.

Ndërkohë 62 vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë përpara Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë.

Top Channel