
Kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Durrës sot ku zhvilloi takimin “Bashkia që duam”. Në fjalën e tij ai nuk la pa komentuar edhe protestën e opozitës, si dhe aktet që sipas tij dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në botë.
Veç gurëve e bojës që është hedhur ndaj institucioneve, një nga veprimet që Rama ka përmendur në fjalën e tij ishte edhe hipja e protestuesve nëpër shtylla dhe pemë. Me humor ai tha se ka frikë se mos protestuesit bien nga pemët pasi për këtë do të akuzonin më pas kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“I keni parë hipin nëpër shtylla e nëpër pemë, se çfarë kërkojnë nuk e di. Hipnin mbi pisha dhe e tundnin dhe ca nga poshtë i thoshin jepi më shumë. Se ku do shkonin më shumë nuk e di, por thosha me vete do thyhet e do na bjerë nga pema dhe do thonë që ka mbjellë Lali Eri pemë të thyera”, tha Rama.
Top Channel