Një tjetër grabitje është shënuar sot pas asaj të Korçës. Ngjarja e radhës u regjistrua rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave”, Tiranë.

Sipas policisë shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç, pronar i një pike këmbimi valutor, ka qenë duke lëvizur me motor ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona, duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i policisë ka bërë të mundur kapjen  dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

Top Channel