Gjendet i mbytur një 60-vjeçar në Portin e Durrësit
29/03/2019 10:49
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se viktima, Xhelal Skënderi, është punonjës i një prej firmave që operojnë në port, me profesion mekanik. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale. Dyshohet se viktima mund të ketë rënë në det gjatë natës së kaluar dhe është mbytur.
Top Channel