Finalizohet një tjetër goditje në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët. Burimet zyrtare të policisë raportojnë se është sekuestruar një armë zjarri dhe 15 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa, ndërkohë që ka rënë në pranga poseduesi i tyre.

Shtetasi G. B. 18 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, është arrestuar në flagrancë. Gjatë kontrollit fizik  policia i gjeti në një çantë dore 15 doza me lëndë  narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, të ndara në qese farmaceutike dhe një armë zjarri, pushkë, 10-she, të cilën e hodhi në tokë kur pa punonjësit e policisë.

Materialet do i referohen Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Top Channel