Zjarr masiv në godinë, njerëzit hidhen nga dritarja për të shpëtuar (Video)

28/03/2019 12:34

Një zjarr i madh shkatërroi një bllok zyrash në Daka të Bangladeshit,  duke vrarë të paktën pesë persona. Ngjarja ka ndodhur sot ku mediet raportojnë se tre persona kanë vdekur se janë hedhur nga ndërtesa 19-katëshe, ndërsa dy të tjerë duket se kanë vdekur nga asfiksia.

Njerëzit u panë duke bërtitur për ndihmë nga dritaret, ndërsa mediet raportojnë se 6 persona janë parë duke u hedhur nga dritaret e përfshira nga zjarri. Numri i viktimave ende nuk është bërë i qartë por thuhet se deri më tani 45 persona po trajtohen në spital me plagë të rënda dhe asfiksi. Ende nuk është i qartë shkaku i shpërthimi të zjarrit në godinën 19-katëshe.

Kjo është hera e dytë që Daka përballet me një situatë të tillë. Muajin e kaluar, një zjarr masiv në një lagje historike të Dakas la të vdekur 78  persona. Daka është një nga qytetet me të populluara në botë, ku jetojnë 18 milionë banorë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel