Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i i cili ka qenë edhe iniciuesi i ligjit për vettingun në polici, duket se nuk i ka pritur aspak mirë ndryshimet e propozuara nga pasuesi i tij, Sandër Lleshaj.
Nga foltorja e Kuvendit ai ka shprehur keqardhje për alibitë falsë që sipas tij u përdorën për mos zbatimin në kohë të ligjit të vetingut në Polici, duke theksuar se ky proces nuk mund të kryet nga SHÇBA, pasi kjo siç thotë ai do ngadalësojë procesin.
“Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç. Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit. Kemi të bëjmë me skanim të veçantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 mln euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive, nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret” tha ai.
Por duket se nuk është i këtij mendimi ministri aktual, Sander Lleshaj, i cili po nga foltorja e Kuvendit u shpreh se ndryshimet e propozuara nuk prekin thelbin e procesit të vetingut, “përkundrazi gjithë ndryshimi bëhet në shërbim të një procesi më të shpejtë e të vendosur”, tha ai.
Top Channel