Bashkia e Belshit është e katërta në Qarkun e Elbasanit e cila zgjidh problemin e mbetjeve urbane.

Kjo bashki ka nënshkruar kontratën me inceneratorin e Elbasanit dhe tashmë mbetjet urbane do të trajtohen nga ky i fundit. Ashtu si në pothuajse në çdo bashki, mbetjet urbane deri tani grumbulloheshin në natyrë jashtë çdo kriteri të ligjor.

“Ne sapo kemi lidhur kontratën për t’i çuar te inceneratori, kemi dorëzuar dhe kërkesën me Vendim Këshilli. Vend depozitimin aktual e kemi mbyllur dhe kemi realizuar projektin për rehabilitimin e këtij vend depozitimi, vetëm presim miratimin e fondit për ta hedhur në tenderim”-tha Anita Laloshi, inspektore Mjedisi.

Bashkia e Belshit ka dorëzuar edhe një projekt për rehabilitimin e kësaj zone dhe mbjelljen e pemëve për të ulur sadopak nivelin e ndotjes së krijuar.

Pas Elbasanit, Cërrikut, Librazhdit dhe Belshit që e kanë zgjidhur tashmë problemin kryesor të ndotjes së mjedisit, pa zgjidhje mbeten bashkitë e Gramshit, Prrenjasit e Peqinit.

Top Channel