Qarkullon me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në flagrancë i riu. Në pranga ka rënë shtetasi M. G., 22 vjeç, banues në Fier.

Në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” , 22-vjeçari është ndaluar për kontroll fizik, ku i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Top Channel