Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie Është 101 vjeç dhe ende vazhdon të punojë si blegtor. Ky është Mete Lako nga Dukati. Prej 80 vitesh ai merret me rritjen e bagëtive.
Meten e gjen çdo ditë në stanin e tij në malin e Dukatit duke pastruar dhe ushqyer bagëtinë. Ndonëse është një terren i vështirë për moshën e tij, blegtori 101 vjeçar e bën në këmbë rrugën deri në stan dhe shkopi që mban në dorë pothuajse nuk e ndihmon fare, pasi ai ndihet ende fizikisht i fortë.
“Me bagëti jam marrë, ato kam shkollë, ato më ushqejnë. Mirëpo ky brez i ri qesh me këtë”-thotë ai para kamerave.
Në stanin që ai dhe djali i tij kanë, rriten mbi 500 kokë dhi, dhe sa herë moshatari hyn për të pastruar ose ushqyer, kecat e njohin dhe i vinë nga pas , pasi ai i ushqen çdo ditë.
“Nuk kam pasur shumë, kemi pasur lopë, pela dhe unë vij ndonjëherë për merak i shoh”-thotë ai më tej.
Edhe pse vitet që ka mbi shpinë kanë bërë punën e vet, Metja ka një kujtesë për t’u pasur zili. Ai tregon se si kjo punë e ka mbajtur të fortë dhe ende aktiv.
“Ushqimi më i parë është kjo,(bagëtia). Edhe cigaren e kam pirë, por nga pak, se është dhe i mirë , por është dhe i keq”-vazhdon ai.
Plaku 101 vjeçar ka pesë fëmijë dhe jeton me djalin e vogël. Ai thotë se jetëgjatësia e tij është e lidhur me ajrin e pastër si dhe qumështin e dhisë që ka konsumuar për ditë.
Metja thotë se të gjitha malet përqark nga Karaburuni dhe deri në Llogora i ka shkelur me këmbë dhe me bagëti prej shumë vitesh deri sa doli në pension, por edhe tani ai e do shumë profesionin e tij të cilin ia ka lënë trashëgim nipit të tij .
Top Channel