Ashtu edhe si në gjashtë protestat e tjera, edhe sot kreu i PD ka grumbulluar protestuesit tek selia blu, ku ka mbajtur edhe fjalimin përmbyllës para himnit kombëtar.

Në fjalën e tij kreu i PD-se, deklaroi prere se nuk ka as zgjedhje me Ramën e as pakt me “Moduron e Ballkanit”, ndërkohë qe i ka premtuar shqiptaret, që e mbështesin në këtë protestë se nuk do t’i tradhtojë kurrë.

“Orët e bandës po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë e qartë zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, pakt me Moduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo qëndrese ka nisur për ti kthyer qeverisjen cdo shqiptari e nuk do ndalet derisa ta bejë realitet, Askush në këtë protestë, nuk është këtu për karrige për pushtet e aq më pak për pazare, por për t’ dhënë fund pazareve në kurriz të popullit”- tha Basha.

Por fjalët e tij nuk i drejtoheshin vetëm popullit opozitar, kreu i PD kishte edhe një thirrje për socialistët e zhgënjyer: “Socialistë të tradhtuar, ngrijeni kokën bashkohuni me lëvizjen e shpresës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA