Maxhoranca pritet të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, ndërsa opozita do të vazhdojë protestat para selisë së Parlamentit. Partia Demokratike është shprehur se nuk do të ndalet së protestuari deri në rrëzimin e qeverisë.
Në seancën e sotme do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, të cilët dje morën mandatin. Nëpër rrethe janë nisur me qindra qytetarë, që pritet t’i bashkohen protestës përpara Kuvendit.
Nisja e protestuesve nga Berati
Me autobusë dhe mjete të vogla, anëtarë e simpatizantë të PD-së por edhe qytetarë të Beratit janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, ku pritet të organizohet protesta e radhës e opozitës.
Përpara godinës së degës së PD-së në Berat është bërë grumbullimi i protestuesve, të cilët më pas janë nisur drejt Tiranës. Fakti që protesta organizohet në një ditë jave, bën që protestuesit të jenë më të pakët në numër, por edhe në këtë protestë ata nuk kanë munguar. Nga rrethi i Beratit janë nisur në protestë 5 autobusë dhe rreth 30 mjete të vogla.
Top Channel