Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh Ramës nga protesta e opozitës përpara Parlamentit.

“Përballë nesh dhe pas krahëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë Evropa e pasluftës e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Rama dhe skuadra e tij kriminale. Për 6 vite me radhë kjo bandë vodhi e varfëroi shqiptarët, i gjobiti, rriti taksat, energjinë, çoi në burg e në vetëvrasje familjarët që nuk i paguanin dot faturat e kripura, shkatërroi mijëra biznese, qindra mijëra i drejtoi në dëshpërim, shkatërroi shëndetësinë, mbylli qindra shkolla”- tha Basha.

“Protesta nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë kusare të Edi Ramës”, shtoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA