Pas ngjyrosjes me bojë të zezë së ministrisë  së Brendshme nga protestuesit ditën e sotme ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në rrjetin social facebook, ai ka shpërndarë një video nga momenti kur një prej protestuesve hedh bojë mbi godinën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Ballës ky i fundit është paguar nga ana e ish-deputetëve të PD për të kryer një akt të tillë.

Postimi

“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.

Tregoju tani atyre rrugëhumburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxori nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???””, shprehet Balla.

Top Channel