Pas marrjes së mandateve nga KQZ, në seancën e sotme në Kuvend u betuan deputeti i PD-së në Qarkun Elbasan, Arben Elezi dhe deputeti i PD-së në qarkun e Vlorës, Adriatik Alimadhi.

Por në seancën e sotme ishte parashikuar edhe deputetja që del nga listat e LSI, Amra Barova. Ajo nuk ishte e pranishme në seancë dhe do të betohet në seancën e ardhshme parlamentare.

Pas betimit të deputetëve të opozitës, seanca plenare nisi me diskutimet për raportin e veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA