Ish-deputeti Ervin Salianji publikoi dy audiopërgjime të reja, të cilat sipas tij faktojnë se drejtuesit e Policisë së Fierit kanë paguar Fredi Alizotin për dëshmi të rreme me urdhër të Fatmir Xhafës, asokohe ministër i Brendshëm.

Sipas demokratit, shefi i madh që përmendet në audiopërgjim është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Siç e dëgjuat, dëshmitari i sajuar i kërkon drejtorit të Policisë së Fierit të takohet me shefin e madh. Këto biseda mes drejtorit të Policisë së Fierit dhe dëshmitarit të sajuar janë zhvilluar në datat 7 dhe 8 qershor 2018. Në këto data është e vërtetë se shefi i madh i policëve ndodhet jashtë shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, shefi i madh Fatmir Xhafaj ndodhej në Kroaci, në një vizitë zyrtare”, tha Salianji.

Pas denoncimit, ish-deputeti Salianji, njëherësh i pandehur në rastin “Babale”, lajmëroi se Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e dosjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, falsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.

  “Babalja”, Salianji publikon përgjime të reja: Xhafaj shefi i madh. Fabrikoi provat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA