Vendet bosh të opozitës në Kuvend vijojnë të mbushën me deputetët të ri nga listat e PD-së dhe LSI-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kaloi mandatin 3 deputetëve të rinj, dy demokratëve (Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi) dhe LSI-stes Ambra Borava.

Me betimin të enjten në seancë plenare, Parlamenti merr një konfigurim të ri duke numëruar plot 99 deputetë nga 140 që përcakton Kushtetuta. Me rrjedhjet nga të dyja listat e partive opozitare, numri i deputetëve nga radhët e Partisë Demokratike shkon në 8, duke plotësuar kështu kuotën e nevojshme për krijmin e një grupi parlamentar, ndërsa nga LSI rebelët janë më shumë, 12 nga 18 që ka pasur grupi i partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi para se të digjte mandatet.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i kanë shpallur tradhtarë kandidatët të cilët kundershtuan vijën e partisë duke pranuar të ulen në Parlament krah mazhorancës, të cilën opozita kërkon ta rrëzojë me çdo mjet. Aksioni i radhës është paralelisht me seancën plenare të së enjtes, ku skenari mbetet i njëjtë, rrethim simbolik i Parlamentit dhe denigrim i deptuetëve të rinj të cilët betohen.

Edhe në protestën e 7 të opozitës, fjalimet do të mungojnë për t’i lënë më shume vend aksionit.

Top Channel