
24/02 18:37
Sasitë prej 13 kg kokainë dhe 510 gramë heroinë janë bilanci i një operacioni të Departamentit të Antidrogës së Athinës, i zhvilluar në lagjen “Moskato” të kryeqytetit grek.
Sipas policisë helene, në pranga u vu një 34-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin.
Policia thotë se droga kishte mbërritur nga Shqipëria dhe mbahej në banesën e 34-vjeçarit për t’u shpërndarë në sheshin e narkotikëve të Athinës.
Në banesë u gjetën edhe 1.900 euro “cash”, të përfituara prej shitjes së drogës.
34-vjeçari dhe materialet në ngarkim të tij u dërguan në Gjykatën e Athinës, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.
Top Channel