Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Një qytetar nga Lushnja ka denoncuar në sallën operative të policisë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike .
Mbi bazën e informacioneve të mara nga qytetarët, Patrulla e Policisë së Komisariatit Lushnjë, ushtroi kontroll në mjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi E.M., ku i gjeti dhe sekuestroi 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Gjithashtu edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K., iu gjet dhe sekuestrua një dozë kanabis. Në këto kushte u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E.M, 38 vjeç, banues në Lushnjë dhe procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.K, 40 vjeç. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Lushnjë.
Top Channel