Al Bano prezanton në Shqipëri kantinën e tij të verës

27/03/2019 13:49

Këngëtari i njohur italian dhe aq i dashur për shqiptarët, Albano Carrisi prezantoi për herë të parë kantinën e verës Carrisi në Shqipëri me ekskluzivitetin që i ka dhënë “Alehandro Group”.

“Babai donte që unë të bëhesha një agrikultor, kurse nëna ime donte të bëhesha një profesionist, dhe unë gjeta një rrugë të ndërmjetme: u bëra artist”, tregoi Carrisi.

Ndryshe nga herët e tjera, Albano prezantohet jo si këngëtar, por si një nga prodhuesit më të suksesshëm të verës në Itali: “Kemi arritur të prodhojmë rreth 1 milion e 300 mijë shishe verë në vit, por unë llogaris që të arrijmë në 5 milionë shishe në vit. Ndërkohë që presim që kjo të realizohet, ju uroj të gjithëve ju lumturi në raport me verën si dhe me jetën tuaj”.

Me përshtypjet më të mira, konsumatorët vlerësojnë që mes shumëllojshmërisë së verërave që gjen tek Alehandro Group, pjesë e tij do të jetë dhe “vera e Albanos”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA