Peshëngritje/ Qerimaj merr zyrtarisht medaljen e bronzit… dy vjet pas kompeticionit

26/03/2019 12:17

Përpara pak javësh, Erkand Qerimaj u konfirmua si fituesi i medaljes së bronztë në Botërorin e Peshëngritjes së zhvilluar në Anaheim në SHBA, rreth 2 vite më parë.

Në atë kampionat, sportisti shkodran u rendit i katërti pas rumunit Dumitru, por ky i fundit rezultoi pozitiv në testet antidoping duke u detyruar t’ia dorëzojë medaljen Qerimajt, i cili e mori atë në një ceremoni pasditen e së hënës.

Për Qerimajn, kjo medalje erdhi në kohën e duhur, pasi peshëngritja po vërteton se është i vetmi sport në Shqipëri që ka këto suksese.

Ndërsa për Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, kjo medalje e Qerimajt duket si një rinisje e këtij sporti.

Javën e ardhshme në Gjeorgji do të zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes dhe sportistët shqiptarë tashmë kanë filluar përgatitjet e tyre për këtë eveniment nga i cili shpresohet që të dalin me medalje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA