Different Trains u rikthye si çdo pranverë. Me koncertin hapës të së premtes, nëpërmjet një kuarteti të përbërë nga themeluesi i këtij festivali, celisti Vlorent Xhafaj.
Po ashtu nga Orieta Dado, spalë e violinave ne Orkestren Sinfonike të Mynihut. Nga Fatlinda Thaçi, soliste e orkestrës së Milanos “Pomeriggi Musicali” si dhe Firmian Lermer, viola solo e Kamerata Salzburg.
Programi I përbërë nga Hajden, Mendelson dhe Vebern u mbajt në Kishën Katolike “Zemra e Krishtit në Tiranë.
Ndërsa Different Trains do të vijojë me një tjetër koncert në Universitetin e Tiranës, në kuadër të Pranverës Frankofone.
Programi ka një fije lidhje nëpërmjet shembullit absolut në muzikë,Mozart,muzika e të cilit është e paprekshme nga perfeksioni stilistik e harmonik, dhe 4 veprave të tjera të shekullit të XX dhe XXI, që sjellin 4 pamje nga mijëra format e stilet e shekujve modern.
Kryevepra e një autori 18 vjeçar që do të bëhej autori kryesor anglez i shekullit të XX dhe do të kthente krenarinë e shekujve të shkuar në muzikën angleze, me një gjuhë moderne e origjinale( Benjamin Britten);
Një autor i ri shqiptar nga Kosova,veprat e të cilit luhen gjithmonë e më shpesh, dhe i vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare(Kreshnik Aliçkaj).
Një ndër autorët e impresionizmit francez më të rëndësishëm, mik i ngushtë i Ravel, që jetoi dhe shkruajti gjithë jetën në det, dhe ishte admiral i flotës se marines franceze përveçse kompozitor( Jean Cras);
Një autor i ri gjenial, i konsideruar një nga Autorët e Degjeneruar ( Entartete Musik)
Si dhe vepra e W.A.Mozart, absolute dhe e papërshkrueshme.
Këto vepra të interpretuara nga solistet e operas se parisit erik lakrouts,olivier duaz, loront verne
Top Channel