Kreu i PD pasi doli nga Prokuroria e Tiranës deklaroi se çështja për të cilën ai u paraqit në organin e akuzës ka të bëjë vetëm me formularët e dorëzuar në KQZ, nëse janë plotësuar siçç duhet apo jo.
“Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithsecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysmë bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve”, deklaroi Basha, duke shtuar se “Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike”.
Duke iu referuar hetimit për lobimin në SHBA, Basha theksoi se në letërporosinë e kthyer nga SHBA dhe Skocia vërtetohet që PD nuk ka shkelur ligjin.
“Unë edhe njëherë ju nxis t’i kërkoni prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej më shumë se gjashtë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”, tha Basha duke shtuar se duhet ngulmuar që Prokuroria t’i bëjë publike këto letërporosi që të bien poshtë shpifjet që vijnë nga qeveria.
Top Channel