Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me mbledhjen e Kongresit të PS-së dje në Tiranë.

Rama ka theksuar se edhe pas Kongresit, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është po ajo që ishte, e vërteta mes hallesh e problemesh pafund, teksa po e mbyll javën me pesë të vrarë në gjashtë ditë!

Gjithashtu, zëvendës kryetari i LSI-së ka kërkuar që në kuadër të transparencës ndaj qytetarëve, por edhe edukatës së zbatimit të ligjit, PS-ja të bëjë publike të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e miting-kongresit të vet.

Ja reagimi i plotë i Luan Ramës:
Edhe në sallë, edhe në rrugë, edhe në shesh. Të mbledhur me përdhunë, erdhën prej gjithkah në miting-kongresin e tyre dhe u bënë kongresmenë. Pushteti na dëshmoi forcën e vet, dhe ata, kongresmenët, dashurinë e tyre për partinë dhe timonierin e saj.

Gjithçka shkoi sipas skenarit, e sot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është po ajo që ishte, e vërteta mes hallesh e problemesh pafund, teksa po e mbyll javën me pesë të vrarë në gjashtë ditë!

Dhe si për ironi të të gjithë butaforisë, organizatorët kishin zgjedhur për kolonë zanore një refren të denjë për përmasën e shëmtisë së tyre:

“Jepi volum, jepi volum,
Bum-bum-bum-buuum,
Bum-bum-bum-nuuum,
Edhe me shumë, edhe me shumë,
Bum-bum-bum-buuum,
Bum-bum-bum-buuum!…

Shumë mirë e shumë bukur, por tani Partia Socialiste ka një detyrim; një detyrim ligjor. Duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e miting-kongresit të vet, zë për zë e me të gjitha faturat tatimore, duke publikuar të gjitha kontratat dhe pagesat e kryera, mënyrën e pagesave dhe burimin e të gjitha shpenzimeve.

Është detyrim ligjor, por edhe respekt për qytetarët, është dëshmi e edukatës së zbatimit të ligjit! Një gjë e tillë do të kënaqte shumë me siguri edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA