Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër edhe opozitën e vendit, e cila ka djegur mandatet dhe vijon të protestojë kundër tij dhe qeverisjes së tij.
Kryeministri iu referua liderit të PD-së, të cilin e cilësoi “Arusha Luli”, që kërkon karamelet e radhës, ndërsa nuk ngurroi ta quajë një lider pa ‘hallate” që djeg mandatin e deputetëve.
“Keni nisur avazin, nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër me këtë qeveri, po punë e madhe fort. E bëtë 2 vjet më parë, si sot atje, e falë nesh nuk dolët fishek nga zgjedhjet, siç e meritonit, se morët gjysmën e qeverisë me kushtin që të pranonit rezultatin e të mos e shani vendin në gjuhë të huaj. I humbët zgjedhjet, me qeverinë tuaj i humbët zgjedhjet dhe prapë e hëngrët llafin si e keni zakon, e iu kthyet kontestimit të rezultatit. Tani ka ardhur koha ta mësoni njëherë e mirë, pushteti nuk është qofte te daja, ky vend nuk është plaçkë për ju, sistemi demokratik nuk është cirk për “Arushën Lul” që bërtet për karamelen e radhës, as dyqan për shoqen Mona që ulërin për trastat e radhës, askush nuk futet me zor në zgjedhje, por askujt në këtë sistem nuk u ndalohet.
Vallja me maska e Lulit, të mbarojë njëherë e mirë, Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fton zgjedhjet, as në partinë e tij mos të i vjedhë, lërë më në mexhelisin e madh të sistemit që kemi zgjedhur, unë kam dyshim po nuk e provoj sikur Luli të futet vetëm prapë nuk i fiton se njerëzit nuk e pranojë jo më ta votojnë një njeriu që e ka humbjen të shkruar në ballë, lider pa hallate që djeg mandatin e përfaqësimit të popullit për t’u fshehur pas turmës, ju ikni digjni parlamentin për mua”, tha kryeministri.
Top Channel