Me afrimin e nisjes së sezonit të fundit të “Game of Thrones”, nisën edhe bastet se kush do të vdesë i pari dhe se kush do të triumfojë në finalen e kaq shumë të pritur të serialit të “HBO”-së.
Pasi e çuan me shikueshmëri rekord trailerin e sezonit 8, fansat kanë nisur pyetjet se cili prej personazheve do të ketë fatin e keq dhe cili prej tyre do të dalë sovran i Westeros. Agjencia që merret statistikat, “Visme”, mblodhi mendimet e fansave dhe shpërndau një infografi që lidhet pikërisht me këto dy pikëpyetje.
Personazhi me më shumë mundësi që të jetë mbreti i Westeros doli Bran Stark, që sipas shumicës së të intervistuarve është kandidati më i mundshëm që të dalë si fitimtar, me 25% të preferencave, i ndjekur nga Jon Snow (22.2%), Daenerys Targaryen (16.7%), Sansa Stark (14.3%) e Gendry (12.5%).
Ndërsa personazhi me më shumë mundësi për të vdekur është Euron Greyjoy, sipas 40.8% të të intervistuarve, i ndjekur nga Yara Greyjoy (25%) e Theon Greyjoy (16.7%).
Vdekja e Cersei mendohet të ndodhë sipas 13.3% të të intervistuarve, ndërsa vetëm 1% e të pyeturve mendojnë se Jon Snow do të vdesë i pari.
Top Channel