Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ishte e para që u ftua të flasë në Kongres, menjëherë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbajti fjalimin e hapjes.

Reforma në Drejtësi ishte në themel të fjalimit të ministres, e cila theksoi rolin udhëheqës të Partisë Socialiste në qeveri, për ta çuar përpara atë.

“Reforma në drejtësi, sado janë përpjekur per ta ndalur, është e pandalshme dhe rezultatet e saj janë vetëm fillimi. PS dhe kjo mazhorancë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për shtet. Ne zgjodhëm një qasje të re për qeverisje, një koalicion për qytetarët me qytetarët. Beteja vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat. Kemi shumë për të bërë por jemi në rrugën e duhur me vullnet të fortë”, tha Gjonaj në fjalën e saj në Kongres.

Ministrja e Drejtësisë konfirmoi vendosmërinë e qeverisë për të çuar deri në fund reformën në drejtësi.

Top Channel