Kapet mat profesori venezuelian i Harvardit, zbulohet se përdori inteligjencë artificiale për të shkruar një artikull kundër Trump Në një nga marshimet më masive të ndodhura ndonjëherë në historinë britanike, qindra mijëra vetë kanë protestuar nëpër rrugët e Londrës kundër “Brexit”-it.
Ndërkohë, në një marshim më të vogël, por të titulluar “Largim do të thotë largim”, përkrahësit e “Brexit”-it janë nisur nga verilindja e Anglisë për të mbërritur në Londër më 29 mars, e cila mendohej se do të ishte dita kur Britania do të largohej nga Bashkimi Europian.
Një vendim ky që është shtyrë tashmë, pas ngërçit në miratimin e marrëveshjes së negociuar mes Londrës dhe Brukselit.
Marshuesit kundër “Brexit”-it kanë kërkuar revokimin e Nenit 50 të Traktatit të Lisbones, mekanizmit ligjor që mundëson divorcin e Britanisë nga unioni. Kur kanë ngelur më pak se një javë nga data e largimit, 29 marsi sipas rezultatit të referendumit të 2016-s, askush nuk e di se si, kur, madje as nëse do mund të dalë Britania nga Bashkimi Europian.
Kjo ka bërë që sentimentet në të dyja kampet, pro dhe kundër “Brexit”-it, të fuqizohen. Një kamp e cilëson situatën e krijuar në negociatat me BE-në si “poshtërim kombëtar” përpara aleatëve europianë. Madje, edhe kryeministrja Theresa May e pranon se vendi është në “kaos dhe krizë”.
Ndërkaq, shefja e ekzekutivit britanik ka deklaruar se mund të mos e paraqesë për herë të tretë marrëveshjen e saj për votim, javën e ardhshme, nëse e shikon që aritmetika parlamentare nuk është pro saj.
Sakaq, një peticion “online” është firmosur nga mbi 4.2 milionë vetë që kërkojnë anulimin e divorcit britanik me Bashkimin Europian, shifra më e lartë e pjesëmarrjes, gjë që në një moment bëri që faqja zyrtare të bllokohej. Agonia britanike e daljes ose jo, dhe si apo kur, ende merr frymë, duke lënë pa frymë ata që mendonin 3 vite më parë se “Brexit” do të ishte një shëtitje në park.
Top Channel