Protesta e radhës e Partisë Demokratike do të zhvillohet më 13 prill. Pas një mbledhjeje me kryetarët e degëve të PD-së në qarqe dhe rrethe të vendit, u vendos që këtë radhë të zhvillohet pasdite në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.

Kjo është hera e parë që opozita i zhvendos në kohë protestat e saj, nga paradite në pasdite. Por Partia Demokratike dhe opozita nuk do të heqë dorë edhe nga protestat përpara Parlamentit, që do të zhvillohen sa herë të ketë seancë plenare.

Më herët, Partia Demokratike kishte refuzuar kategorikisht ofertën e kryeministrit Rama, të bërë në Kongresin e Partisë Socialiste. Tri ofertat e Edi Ramës për opozitën, ndryshime në Kodin Zgjedhor, votim dhe numërim i pjesshëm elektronik, përfshi dhe ashpërsimin e dënimeve për shitblerje vote, hasën në kundërshtimin e opozitës.

Demokratët i kthyen përgjigje Ramës përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. “Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: ‘Më lini t’i vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po t’i fitojë opozita zgjedhjet që unë do të vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme”, shkruante Gazment Bardhi në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA