Më 24 mars 1999, në Beograd kumbuan sirenat. Shansi i fundit për një zgjidhje paqësore në konfliktin e Kosovës, kish kaluar pa asnjë rezultat.

Me avionë ushtarakë dhe raketa, NATO sulmoi për të ndaluar raprezaljen brutale të forcave serbe mbi shqiptarët e Kosovës. Nga baza italiane e Piacencës, ngriheshin njëri pas tjetrit avionët e aleancës euroatlantike.

Kur kanë kaluar 20 vjet, gjurmët e atyre sulmeve ajrore janë ende të dukshme në disa pjesë të Beogradit. U bombarduan kazerma, baza ushtarake, radarë, por edhe institucione civile, si stacione televizive, stacione elektrike, rafineri dhe ura. Ndërsa shumëkush në Serbi, i konsideron ende të padrejta ato bombardime, në Kosovë, ndodh e kundërta.

“Qëllimi ishte, që Millosheviçi të shtrëngohej të ndryshonte qëndrim. Pas akteve mizore të serbëve në luftën e Bosnjes, perëndimi donte t’i jepte fund një herë e mirë politikës së pushtetit të Milloshevicit me motive etnike. Dhe detyrimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u vendos mbi të drejtën e sovranitetit të një shteti”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lufta përfundoi pas 78 ditësh me kapitullimin e Milloshevicit. Kosova kaloi nën administrimin e OKB-së fillimisht, deri sa në 2008-ën shpalli pavarësinë. Në vitin 2000 Milosheviçin e rrëzoi populli i vet dhe qeveria e re serbe ia dorëzoi gjykatës së Hagës për Krime Lufte. Ai vdiq në 2006, përpara se të jepej një vendim procesi gjyqësor kundër tij, për shkak të krimeve të luftës në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA