Gjashtë shatërvanë të rinj i janë shtuarkryeqytetit francez. Strukturat e bronzta, 13 metra të larta, janë të mbushura me drita të vogla të qeta dhe rrotullohen gjatë të gjithë kohës që lëshojnë ujin, duke krijuar një minispektakël qetësues për kalimtarët.

Krijuesit e shatërvanëve të veçantë, që zbulojnë sot “Champs Elysee”-në janë dy vëllezër nga Bretanja, Ronan dhe Erwan Bouroullec. Uji zbret prej tyre me një ritëm mjaft të butë dhe i tillë është edhe shkëlqimi që ofrojnë natën.

“Shatërvanët ishin dëmtuar në vitin 1998 dhe mendoj se nuk kanë punuar që atëherë, ndërsa tani, ne arritëm të vendosim artin kontemporan në qytet, në krah të trashëgimisë së tij të jashtëzakonshme”, tha Anne Hidalgo, kryebashkiake e Parisit.

Projekti i financuar nga sponsorë privatë është i pari që realizohet nga fondi për Parisin, i krijuar në vitin 2015 me nismën e kryebashkiakes Anne Hidalgo.

Shatërvanët e përbërë nga 5.600 copëza janë një përzierje bronzi dhe alumini, së cilës i janë shtuar edhe kristalet. Kjo është hera e parë që ky material përdoret për instalacione të përhershme në qytet. Prania e shatërvanëve në këtë pjesë të Parisit daton që në vitin 1817, por në rrjedhën e kohës ato janë dëmtuar dhe zëvendësuar vazhdimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA