Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë vizitës së saj në Kryegjyshatën e Bektashinjve foli edhe për situatën politike.
“Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut”, u shpreh kryemadhi duke shtuar se “Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues”.
Më tej duke iu referuar edhe historisë së bektashizmit, gjithmonë ka beteja të tilla, me kosto.
“Dhe diçka tjetër mund t’iu them përsa i përket bektashizmit, Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija të cilët në betejën e Qeberlasë kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë ata që thashë dhe pak më përpara dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore dhe ne duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët”, tha ajo.
Top Channel